Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia fiton me Erzenin, Tefik Osmani goditet me shishe


Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Erzenit në Superiore.

Goli për shkodranët u shënua nga Stojanovic që përfitoi nga një gafë e portierit Puja në minutën e 86.

Kjo është fitorja e pestë radhazi për Vllazninë.

Në sfidë pati edhe një incident ku Tefik Osmani u godit me shishe në fytyrë.

Gjatë festës së golit të Vllaznisë, në stolin e kuqebluve fluturoi një shishe, e cila goditi Tefik Osmanin në fytyrë.

Kjo gjë bëri që Osmani të binte në tokë, teksa reagimet nga stoli në drejtim të tifozëve që ndodheshin në tribunë nuk munguan.

Pas ndeshjes, Osmani foli shkurtimisht për Panoramasport teksa tha:

“Jam mirë, nuk kam ndonjë gjë të rëndë. E kam marrë parasysh që kur kam nisur të jetoj me futbollin edhe ndonjë situatë si kjo”.