Vendosni fjalën kyçe....

Avioni bllokohet në pistë për shkak të mjegullës, udhëtari ia fut më shapkë pilotit (Video)

Ndërsa mjegulla shkatërroi Delhi-n, duket se tërbimi mjegulloi një udhëtar sipas të cilit mënyra më e mirë për të dalë nga rrëmuja ishte të godiste pilotin me shapkë ndërsa fluturimi po vonohej.

Anup Kumar, piloti i IndiGo-së dhe u kishte dhënë lajmin udhëtarëve se qielli mbi Delhi ishte plot me mjegull dhe për këtë arsye nuk mund të ngrihej në ajër.

Udhëtari Sahil Kataria u çua në këmbë, siç duket në një video virale dhe e goditi me shapkë pilotin duke hedhur një hap të rëndësishëm për sa i përket mundësisë së hyrjes në botën kinematografike.

Ngjarja ndodhi në Aeroportit Ndërkombëtar Indira Gandhi pak ditë më parë.

Udhëtari dëgjohet në video duke i thënë pilotit që të ngrinte avionin në ajër ose të hapte derën.

Linja ajrore IndiGo është kritikuar për mos komunikimin më të mirë gjatë incidentit dhe mbylljen e njerëzve brenda aeroplanëve për orë të tëra.