Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i ngazëllyer del në dritare e tund dy flamuj: Pengu Basha më i turpshmi në 32 vjet, punon për Ramën


Ish-kryeministri Berisha ka përsëritur ritualin e përnatshëm duke dalë në dritaren e banesës për të përshëndetur deputetët e PD-së qytetarët që shkojnë ta mbështesin ndërkohë që ndodhet në arrest shtëpie.

I ngazëllyer ai tundi dy flamuj blu e bardhë të PD-së para se të niste fjalimin.

Ai sulmoi pasardhësin e tij në krye të PD-së Lulzim Bashës duke e quajtur atë pengbasha dhe më  të turpshmin në historinë 32-vjeçare të pluralizmit në vend.

Berisha tha se Basha po punon për kryeministrin Rama.

“Sot është e qartë se cili është pozicioni i pengbashës. Më i turpshmi në historinë 32-vjeçare të pluralizmit. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët, se po punon për ata, ndërkohë ai punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe të qeverisjes së bashku me të. Në këto kushte beteja jonë merr një rëndësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Jam sot këtu për t’ju bërë thirrje çdo demokrati, të bashkohen me betejën, moment vendimtar për fatin e Shqipërisë.” – tha Berisha.