Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një gjysmë kafke njerëzore në Tepelenë


Mbetjet e një kafke njerëzore janë gjetur sot pranë një shpelle në fshatin Lopës të Tepelenës.

Sipas policisë gjysmë kafka e gjetur dyshohet të jetë e vjetër dhe mund të jetë sjellë në vendin ku u gjetnga ujërat e lumit.

Njoftimi

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.”