Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Leçes në transfertë duke marrë përkohësisht kreun e Serisë A me një pikë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak.
Golat për torinezët u shënuan nga i zakonshmi Vlahoviç i cili e gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe një tjetër nga Bremer.
Leçe nga ana e saj ndodhet poshtë mesit të renditjes vetëm 4 pikë larg zonës së ftohtë.