Presidenti Biden tha se ai u “ngatërrua” të enjten pasi pretendoi se ai bëri një foto në prapaskenë me Kongresmenen Deborah Ross gjatë një ngjarjeje në Karolinën e Veriut.
“Ku është Deborah?” pyeti Biden, 81 vjeç, gjatë një fjalimi në Raleigh ndërsa kërkonte Kongresmenen në një takim.
“Sapo bëra një foto me të, ndoshta kjo është arsyeja pse ajo u largua”, bëri shaka fillimisht Biden.
Pak çaste më vonë, presidenti shtoi: “Oh, ajo nuk mund të ishte këtu në të vërtetë. Kjo nuk është e vërtetë, u ngatërrova…Ajo është në Uashington tani.”
Presidenti më vonë në fjalët e tij iu referua Shteteve të Bashkuara si një “kompani e madhe” ndërkohë që donte të thoshte vend i madh.