Vendosni fjalën kyçe....

Manja mesazh të qartë gjykatës për ’21 Janarin’: Dosjet mos të rrinë në sirtarë


Shënohet sot 13 vjetori i vdekjes së 4 protestuesve të 21 Janarit, të cilët u vranë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në kuadër të kësaj dite, është mbajtur sot një ceremoni e përvitshme në Kryeministri. I pari që nisi fjalën në ceremoni, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se ende nuk është bërë drejtësi për këtë çështje.

“As ju si familjarë dhe as ne si forcë politike s’kemi ndaluar së kërkuari drejtësi për viktimat e asaj proteste. Ne nga ai sistem nuk prisnim drejtësi.

Ne si opozitë asokohe premtuam drejtësi të re për 21 janarin. Kontrata e Ramës në 2013 ishte rithemelim i drejtësisë si një gur i pavarur.

E premtuam dhe e bëmë, me ndihmën edhe të partnerëve tanë. Po a janë rezultatet e kësaj drejtësie të re në nivelin e ri që pret publiku? Fakti që drejtësia e re është në ajër, kjo tregon se ka ende magjistratë që punojnë me procedurë dhe kanë frikë të përballen me hetimin e kësaj dosje.

Familjarët e këtyre viktimave nuk mund të rrinë peng i kësaj drejtësie, që pritet t’i vënë kapak floriri. Disa dosje presin në sirtarë. Po qe nevoja do të vijojmë me procedurë penale. Drejtësia nuk mund të jetë çështje drejtësie nga magjistratët.”, tha ai.