Një 40-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi akuzohet se ka rrahur bashkëshorten, e cila kishte urdhër mbrojtjeje dhe nënën e kësaj të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonin nënë e bijë.
Njoftimi
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.”