Vendosni fjalën kyçe....

Turqi, spiranca e një cisterne këputet pas motit të keq, pezullohet trafiku i anijeve në Bosfor


Trafiku i anijeve në ngushticën e Bosforit të Turqisë u pezullua mëngjesin e sotëm pas një incidenti me spirancën e një anijeje, njoftoi agjencia e anijeve Tribeca.

Sipas agjencisë, spiranca e cisternës Peria me flamur liberian u shkëput për shkak të motit të keq në zonën e urës së tretë gjatë kalimit të saj nëpër ngushticë dhe dy rimorkiatorë janë dërguar për ta ndihmuar.