Një 14-vjeçar ka goditur me thikë një 17-vjeçar në Burrel.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht mëngjesin e sotëm.
I lënduari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi
“Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”