Vendosni fjalën kyçe....

39-vjeçari shqiptar u gjet i vrarë me thikë në pyll, autoritetet italiane zbardhin të tjera hollësi mbi krimin


Autoritetet italiane po hetojnë vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja i cili u gjet i vrarë me thikë në një pyll pranë Trevizos në Itali.

Në trupin e tij u gjetën plagë të shkaktuara me thikë në kokë e gjoks ndërsa ai u gjet me pa pantallonat e ulura.

Pranë vendit ku u gjet trupi i 39-vjeçarit u gjet edhe makina tip Mercedes-Benz e parkuar pranë rrugës.

Ekspertiza mjeko-ligjore do përcaktojë nëse 39-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale para se të qëllohej për vdekje me thikë.

Përveç plagëve në trup, 39-vjeçari kishte plagë me thikë edhe në duar, gjë që sipas policisë tregon se ai është përpjekur të mbrohet.

Arma e krimit nuk është gjetur ende. Dedja punonte e jetonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.