Agron Neza ka dalë nga ambientet e SPAK-ut pas 6 orë marrje në pyetje.
Neza në dalje ka thënë për gazetarët se duhet të pyesin prokurorin se përse ndodhej në SPAK.
Neza raportohet të jetë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI, çështje për të cilën SPAK ka nisur hetim.
Në dosjen e autoriteteve amerikane del se në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.
McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.