Vendosni fjalën kyçe....

Argita Malltezi: Berisha shkon nesër në SPAK. Në 2017 më propozuan drejtimin e PD-së


Argita Malltezi, në një intervistë për Syri TV deklaroi se ditën e nesërme Sali Berisha do paraqitet në SPAK.

Vajza e Berishës deklaroi se babai i saj nuk e respektoi masën e parë sepse ishte vendim anti-kushtetues.

Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Kryefjala duhet të jetë ligji dhe jo antliligji. Nesër do shkojë në SPAK, ia nuk respektoi vendimin e parë pasi ishte akt antiligjor që shkelte Kushtetutën. Në respekt të institucioneve çoi avokatët. Nuk u dha një autorizim për t’ju dhënë masa Berishës.

Berisha e dinte që masa është antiligjore dhe antikushtetuese dhe ashtu siç qëndroi…se qëndroni pavarësisht kostos. Nëse do pranosh një vendim antikushtetues, ashtu do presësh edhe të dytën. E dinte pasojën. Ndaj nuk e respektoi masën e parë se nuk kishte autorizim, sot është me një masë me autorizim me vendim gjykate.

Edhe këtë herë kishte shkelje sepse iu hoq imuniteti, ndryshe nga herët e tjera, ku kishte jep prova të japim autorizim. Nuk ishte prova. U dha masë me e ashpër se Berisha nuk i ishte nënshtrua masës së parë, ju dha si ndëshkimin se nuk kishte respektuar masë e parë. Nesër Berisha do jetë në SPAK”, tha Argita Malltezi.

Ndër të tjera, Argita Malltezi foli edhe për mundësinë e përfshirjes së saj në politikë.

Malltezi deklaroi se nuk aspiron drejtimin e Partisë Demokraatike. Madje ajo zbuloi se në 2017 mori një propozim për të drejtuar PD-në por e refuzoi pasi nuk donte që PD-ja të shihet si një kompromis që trashgëon funksionet.

Nuk aspiroj të jem në drejtim të saj. Unë do bëj çdo gjë për të vënë në vend të drejtën. Nuk është politika qëllimi im, por për të vënë të drejtën në vend. Unë do bëj çdo gjë për të drejtuar gjërat me aq sa mundem nga kjo pikë ku ka rënë. Nëse më duhet të mbaj një kovë me ujë, do e mbaj, pra thënë kjo do bëj çdo gjë që kam në dorë.

Në 2017 kam marrë një propzim për të drejtuar PD. Nuk do futem në detaje, por ka qenë një propozim dhe e kam refuzuar. Nuk kam dashur që PD të shihet si një kompromis që trashëgon funsksionet”, tha Malltezi.