Vendosni fjalën kyçe....

Avatarët, robotët dhe AI, Japonia i kthen sytë nga inovacioni për të trajtuar mungesën e krahut të punës

Me 500 ditë të ngelura para hapjes së ekspozitës botërore të Osakas në pranverën e vitit 2025, Sekretari i Përgjithshëm i saj Hiroyuki Ishige siguroi publikun se ekspozita globale shumë miliarda dollarëshe do ishte gati në kohë.

Besimi i Ishige-s mund të jetë i vërtetë, por fakti që ai duhej ta trajtonte këtë pyetje është rezultat i një krize shumë përtej kontrollit të tij. Expo – një vend i mbushur me pluhur, djerrë, me shumë pak objekte ende të ndërtuara – është viktima e profilit më të lartë të mungesës kombëtare të punëtorëve të ndërtimit.

Mungesa e punëtorëve në ekonominë me plakjen më të shpejtë në botë po ndikon thellësisht në mënyrën se si qeveria, kompanitë dhe njerëzit veprojnë tani dhe mendojnë për të ardhmen.

Edhe tiparet më ikonike të ekonomisë së shërbimit të famshëm të Japonisë janë në rrezik. Hekurudhat e Japonisë Qendrore i dhanë fund karrocës së dashur të ushqimit në trenin me shpejtësi të lartë Tokio-Osaka në tetor, ndërsa makinatat shitëse në gjithë vendin mbeten gjithnjë e më shumë pa mbushur për ditë të tëra.

“Mungesa e fuqisë punëtore në Japoni po ndodh pavarësisht nëse ekonomia po ecën mirë apo jo,” tha Shoto Furuya, studiuesi kryesor në Institutin e Rekrutimit.

“Ne kemi filluar të mos kemi shërbimet thelbësore në të cilat mbështetemi për të ruajtur stilin e jetës së njerëzve dhe infrastrukturën sociale.”

RWI vlerëson se vendi do ketë një mungesë force pune prej 11 milionë njerëzish deri në vitin 2040, me numrin e njerëzve mbi moshën 65 vjeç – të cilët tashmë përbëjnë gati 30 përqind të popullsisë – pritet të arrijë kulmin e tij në vitin 2042.

Në dekadën e fundit, Japonia është mbështetur te punëtorët femra dhe të moshuar përballë kufizimeve të rrepta për punësimin e punëtorëve jashtë shtetit. Por Naruhisa Nakagaëa, themelues i fondit mbrojtës ‘Caygan Capital’, tha që nga ky vit kjo nuk do mjaftonte më dhe fuqia punëtore e vendit do fillonte të pakësohej.

Sesi ekonomia më e madhe e përparuar e Azisë i përgjigjet kësaj krize të punës do shikohet nga afër, jo më pak nga fqinji i saj Kina, popullsia e së cilës gjithashtu ka filluar të tkurret.

Një mënyrë se si Japonia po trajton sfidën demografike është duke prezantuar avatarët, robotët dhe inteligjencën artificiale në fuqinë punëtore në sektorët kryesorë:

Industria japoneze e ndërtimit ka luftuar prej kohësh për të punësuar punëtorë, pavarësisht përpjekjeve për të tërhequr më shumë gra dhe punëtorë të rinj duke provuar gjithçka, nga rritja e pagave dhe ofrimi i uniformave më në modë të punës deri te instalimi i tualeteve portative për femra në kantiere.

Megjithatë, sipas Ministrisë së Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, numri i njerëzve të punësuar në këtë sektor ka rënë 30 përqind në 4.8 milion punëtorë nga kulmi i tij në vitin 1997.

Të dhënat e ministrisë tregojnë gjithashtu se vetëm 12 për qind e punëtorëve të ndërtimit janë të moshës nën 29 vjeç, ndërsa rreth 36 për qind janë mbi 55 vjeç. Aq të rënda janë problemet e stafit të sektorit, saqë iu dhanë pesë vjet kohë për t’u përgatitur për rregullat e reja të punës që vijnë në fuqi në prillm që do shkurtonte orët jashtë orarit për punëtorët e ndërtimit dhe shoferët e kamionëve.

Ndërsa realiteti i këtyre mungesave ka goditur, kostoja e vlerësuar e Expo është dyfishuar në më shumë se 1.6 miliardë dollarë, pasi kontraktorët janë të detyruar të paguajnë më shumë për të joshur punëtorët. Disa vende, nga frika e rritjes së kostove dhe vonesave, po zvogëlojnë praninë e tyre. Vitrina e madhe kombëtare e Japonisë mund të dëmtohet drejtpërdrejt nga mungesa e fuqisë punëtore, paralajmëruan diplomatët.

Për Daniel Blank, shefin ekzekutiv të start-up Toggle, kriza paraqet një mundësi biznesi. Blank udhëtoi nga Nju Jorku në Japoni vitin e kaluar për të promovuar përdorimin e robotëve industrialë për të automatizuar procesin më intensiv të punës për kompanitë e ndërtimit: montimin e shufrave të përforcimit. Vitin e kaluar, Toggle grumbulloi një investim të kombinuar prej 1.5 milionë dollarësh nga Tokyo Construction dhe Takemura, një grup tjetër ndërtimi japonez.

“Kompanitë japoneze po kërkojnë teknologji të re në të gjithë botën,” tha Blank.

“Është me të vërtetë e gjitha e nxitur nga çështja e mungesës së fuqisë punëtore. Ndërsa puna bëhet më e shtrenjtë dhe më e vështirë për t’u gjetur, ju duhet të gjeni mënyra të reja për të ofruar projekte ndërtimi.

Për dekada, prodhuesi gjigant i ëmbëlsirave Lotte ka dorëzuar me kamion biskotat e tij të mbushura me çokollatë, në formë ariu, Koala’s March. Tani, në përgatitje për një mungesë akute të shoferëve, ndërsa ndryshimi i rregullave të orarit shtesë hyn në fuqi, një nga ushqimet e preferuara të fëmijëve të vendit do shpërndahet me tren.

Kompani të tjera në gjithë Japoninë, duke përfshirë prodhuesin e makinave Toyota dhe grupin e tregtisë elektronike Rakuten, po bëjnë përgatitje të ngjashme, me zhvillimin e robotëve dhe automjeteve vetëdrejtuese, si dhe konsolidimet me rivalët më të vegjël.

Përafërsisht 4 milionë makinat shitëse të Japonisë kërkojnë një ushtri shoferësh kamionësh për t’i mbajtur ato të mbushura. Gjithnjë e më shumë, boshllëqet midis mbushjeve po zgjerohen, veçanërisht në zonat rurale dhe madje edhe në qytetet e mëdha. Industria po nxiton të përshtatet. JR East Cross Station, një furnizues ushqimesh dhe pijesh, filloi të përdorë trena në nëntor për të transportuar kanaçe me pije për të rimbushur disa makina shitëse.

Në fabrikën e saj Motomachi në prefekturën Aichi në Japoninë qendrore, Toyota ka filluar të përdorë një flotë “robotësh të logjistikës së automjeteve” për të marrë dhe lëvizur makinat në zonën e ngarkimit. Përfundimisht, prodhuesi i makinave shpreson të zëvendësojë 22 punëtorë njerëz në oborr me 10 robotë.

“Mungesa e shoferëve të kamionëve nuk është vetëm një çështje e vitit 2024, por një problem me të cilin jemi përballur shumë kohë më parë,” tha një menaxher i Toyota-s.

“Vetëm këto përpjekje nuk do të kompensojnë numrin e shoferëve që na duhen.”

Në tokat bujqësore të prefekturës Miyazaki në Japoninë jugore verën e kaluar, një rosë robot e quajtur Raicho 1 – nga prodhuesi i robotëve me bazë në Kioto, Tmsuk – shkoi në orizore për të nxjerrë barërat e këqija. Roboti me energji diellore ishte vetëm një nga një grup dronësh dhe robotësh të krijuar për të mbjellë, ushqyer dhe korrur një kulture standarde orizi pa përdorimin e njerëzve. Një pajisje uji me presion të lartë u përdor për të trembur derrat e egër dhe drerët që tani bredhin më lirshëm pasi popullsia njerëzore në zonë ka rënë.

Eksperimenti që përfundoi me korrjen e orizit të tetorit prodhoi një rezultat potencialisht emocionues si për kompaninë ashtu edhe për Japoninë: numri i përgjithshëm i orëve njerëzore të përfshira në proces ra nga 529 në 29, një reduktim 95 për qind në fuqinë punëtore me vetëm 20 për qind ulje të rendimentit të përgjithshëm të orizit.

Ndërsa popullsia japoneze është zvogëluar dhe plakur, mungesa e fuqisë punëtore bujqësore është bërë e tmerrshme. Të dhënat e qeverisë tregojnë se në terma kalorish vendi ishte i vetëmjaftueshëm për 38 për qind të nevojave të tij në vitin 2022, kundrejt një objektivi të qeverisë prej 45 për qind deri në vitin 2030.

Ky objektiv duket gjithnjë e më shumë i pamundur për t’u arritur, me normën mesatare kombëtare të tokave bujqësore të braktisura tani që tejkalon 10 përqind. Ndërsa toka kryesore e punueshme ka shkuar për kullota, analistët paralajmërojnë se disa nga produktet bujqësore më të famshme të Japonisë, duke përfshirë saken rajonale dhe ushqime të tjera speciale, mund të humbasin.

Me 43 për qind të fermerëve japonezë të moshës mbi 75 vjeç dhe moshën mesatare të të gjithë fermerëve pothuajse 68 vjeç, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Tmsuk, Yoichi Takamoto tha se Japonia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përqafonte një forcë punëtore robotike.

Në një dyqan të vogël në qendër të Tokios, që shet gjithçka, nga pasta e dhëmbëve deri te sanduiçe me vezë dhe çorape, një punonjës jo njerëzor, i qeshur mirëpret klientët te dera. I dashur dhe i gjindhshëm, ai ofron përshëndetje dhe këshilla nga një ekran 1.2 metra i lartë.

Avatari i sapovendosur kontrollohet nga largësia nga një punonjës në zinxhirin e shitjes me pakicë Laësons dhe është pjesë e një prove me Avita, kompania që qëndron pas teknologjisë.

“Ne filluam të mendojmë për këtë gjatë pandemisë Covid-19 si një mënyrë për të mbrojtur punëtorët dhe tani është një mënyrë për të lejuar njerëzit të punojnë që përndryshe do e kishin të vështirë të ishin fizikisht të pranishëm në dyqane,” tha Kazuki Tsukiuda, një ekzekutiv i lartë i Laëson.

Në vijim, plani është që çdo operator – qoftë një prind që punon, një person i moshuar që kthehet në fuqinë punëtore ose dikush me aftësi të kufizuara që parapëlqen të punojë nga shtëpia – të kontrollojë tre ose katër avatarë, duke i mundësuar zinxhirit të shitjes me pakicë të pasjes së stafit në turnet e natës dhe pikat rurale.

Mungesa e fuqisë punëtore ka detyruar shitësit japonezë dhe dyqanet, të njohura si “combini”, të shkurtojnë orët dhe shërbimet. Sipas Shoqatës japoneze të ekskluzivitetit, dyqanet në fjalë në vend kishin mungesë të 172,000 punëtorëve në vitin 2020 dhe organi parashikon një hendek prej 101,000 punëtorësh deri në vitin 2025. Si rezultat, shoqata thotë se 87 për qind e kombinateve tani janë hapur 24 orë, krahasuar me 92 për qind në fund të gushtit 2019.

Punësimi i studentëve të huaj, të cilët janë në gjendje të punojnë pavarësisht kufizimeve të rrepta të vendit për emigracionin, është një tjetër mundësi. Por disa kanë nevojë për javë të tëra trajnimi për të përmbushur pritshmëritë ee klientëve.

“Janë vetëm disa që e kuptojnë mënyrën japoneze të shërbimit të sjellshëm dhe të vërtetë ndaj klientit dhe mund ta ofrojnë atë në japonisht,” tha Tsukiuda.

Ndërsa vetëm tetë Laëson kanë avatarë aktualisht, Shogo Nishiguchi, shefi operativ në Avita, tha se “misioni” ishte që të kishte 100,000 operatorë avatar që punonin në gjithë Japoninë deri në vitin 2030. “Në zonat rurale, avatarët mund t’i mbajnë dyqanet hapur,” tha Tsukiuda.

“Edhe nëse do i dyfishonim pagat, thjesht nuk ka njerëz për t’u punësuar.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e FT

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani