Vendosni fjalën kyçe....

Bie skela e një pallati në ndërtim, plagosen babë e bijë në Tiranë


Babë e bijë janë plagosur në Tiranë pas rrëzimit të një skele në  zonën e Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Ata kanë qenë duke ecur në rrugë kur janë goditur nga skela. Babë e bijë  janë dërguar në spital për mjekim.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”