Vendosni fjalën kyçe....

Interi fiton Superkupën e Italisë, mposht Napolin në Riad


Interi ka fituar për herë të tretë radhazi Superkupën e Italisë.

Në finalen e këtij viti, të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti Napolin 0:1

Kjo finale u vendos vetëm nga një gol, i shënuar në fundin e saj.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa për napolitanët punët u vështirësuan në minutën e 60-të, kur nga loja u përjashtua Giovanni Simeone pas kartonit të dytë të verdhë.

Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, u shfaq heroi i “Nerazzurrëve”, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e parë shtesë – 90+1’.

Për Interin është kjo hera e tetë në histori të klubit që fiton trofeun e Superkupës së Italisë, duke kaluar kështu rivalin lokal, Milanin (7), sa i përket numrit të trofeve në këtë garë.