Vendosni fjalën kyçe....

Bëri shqiponjën dhe këndoi “valle kosovare”, këngëtarja Selma Bajrami shpallet “non grata” në Serbi


Këngëtares Selma Bajrami, me prejardhje shqiptare, që jeton e vepron në Bosnjë e Hercegovinë, autoritetet serbe ia kanë ndaluar hyrjen në Serbi për shkak se në një aheng privat duke kënduar këngën “Vallke kosovare”, në fund të saj, kishte bërë shqiponjën dykrenore. Sikurse shkruan media serbe, gjesti i këngëtares është pasuar me reagime të bujshme në Serbi.

Kdp.mk njofton se ka qenë Aleksandar Vulin, kryespiuni i deritashëm serb, ai që këtë të hënë ka bërë të ditur se personalisht e kishte marrë vendimin, i nxitur edhe nga kërkesat e shumta që Selma Bajramit t’i ndalohej hyrja në Serbi.

“Nuk mund të tregoni simbolet e “Shqipërisë së Madhe” dhe të merrni para në Serbi. Për atë për të cilin  ‘Shqipëria e Madhe’ është mburrje – Serbia nuk duhet të jetë tezgë. Siç thashë, derisa i shërbeja Serbisë si drejtor i BIA-s, dhash një numër urdhëresash që kanë të bëjnë me të gjithë ata që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë. Nuk e di se cilat urdhëresa kanë mbetur në fuqi, por më së miri është që tradhëtarët dhe ata që mendojnë se është e mundur që pa u ndëshkuar ta pështyjnë Serbinë, ta verifikojnë vetë këtë”, – ka deklaruar Vulin për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Po kjo agjenci thotë se këtë të hënë Selma Bajrami është thyer mbrapsht për në Sarajevë nga aeroporti i Beogradit. Më herët, edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq kishte thënë se “ka arsye që t’i ndalohet hyrja” në Serbi, këngëtares babai i së cilës është nga Kosova.

VINI RE: Ky material është pronë intelektuale e KDP