Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi mbrojtje të posaçme, KLGJ-ja shqyrton sot kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi


Këshilli i Lartë Gjyqësor do shqyrtojë sot kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme pas kërcënimeve përmes një letre. Këlliçi denoncoi dy dutë më parë se kishte marrë kërcënime për të dhe familjen.

Sipas gjytares, kërcënimi me jetë ndaj saj i është bërë i ditur nga Kancelari i Gjykatës së Tiranës, i cili ka bërë një kallëzim ndaj një prokurori, i cili ka kërcënuar Kancelarin dhe familjen e tij.

Ai ka mundur të regjistrojë bisedën me prokurorin ku kërcënohej edhe gjyqtarja Këlliçi.

Përveç kallëzimit, Kancelari ka vënë në lëvizje edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar procedim disiplinor ndaj prokurorit, emri i të cilit nuk bëhet me dije.