Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 13,000 njerëz të vrarë në konfliktin civil të Sudanit: OKB


Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë dhe 26,000 të tjerë janë plagosur në konfliktin e vijueshëm në Sudan që nga viti i kaluar, tha të dielën zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara.

Sudani është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i Këshillit Sovran qeverisës të vendit, dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga prilli 2023.

“Rreth 7.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda dhe jashtë Sudanit që nga shpërthimi i luftimeve”, tha në një deklaratë Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Sipas zyrës së OKB-së, më shumë se 9700 raste të dyshuara të kolerës, përfshirë 269 vdekje të lidhura, u raportuan në Sudan që nga 16 janari.

Disa marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuara nga ndërmjetësit sauditë dhe amerikanë nuk kanë arritur t’i japin fund dhunës së vazhdueshme në Sudan.