Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit italian


Është ndarë nga jeta legjenda e futbollit italian Gigi Riva në moshën 79-vjeçare, pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi.

Riva fitoi Seria A me Cagliarin në vitin 1970, ndërsa vlen të përmendet se ishte pjese e kombëtares kampione të Europës në vitin 1968 dhe nën-kampion i Botës në vitin 1970.

Ai ka luajtur 42 ndeshje për Italinë. Riva konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë italianë të të gjitha kohërave, si dhe ndër sulmuesit më të fortë në historinë e futbollit.

Kontributi i tij te Cagliari nga viti 1963 deri në 1977, me siguri do të mbahet mend gjithmonë.