Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar, Artiol Abdullu dhe Elton Kadri për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Zejnullahu në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Është marrë vendimi ndaj tyre, tashmë iu është caktuar masa dhe janë dërguar në mbajtje”, tha ajo.
18-vjeçari Lulzim Zejnullahu vdiq të shtunën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga dy të dyshuar të moshës së mitur.