Inxhinieri i një pallati në ndërtim dhe dy punëtorë janë shoqëruar nga policia pas rrëzimit të një skele që plagosi babë e bijë.
Ngjarja ndodhi në Ish-Parkun e Autobusëve në Tiranë ku nga rrëzimi i skelës u lënduan 70-vjeçari me iniciale H.L. dhe 45-vjeçara me iniciale I.Sh. që po kalonin rrugës.
Pas ngjarjes të palgosurit u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa inxhinieri e dy punëtorët u shoqëruan në polici.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”