Një zjarr ka rënë në një shkollë private në Tiranë. Zjarri ka rënë në depon e shkollës ‘Qatar College’, ku mbahen karrige e materiale të vjetra.
Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se flakët janë shuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.