Agron Neza është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal” ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.
Burime për mediat mësojnë se ka nisur hetim mbi këtë çështje.
Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.
McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.