Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot (23 janar) në SPAK ku u mor në pyetje në lidhje me hetimet për dosjen Partizani. Në fjalën e mbajtur nga banesa e tij, ku po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha tha se ishte në Prokurorinë e Posaçme për të denoncuar me forcën më të madhe, vendimet antiligjore që janë marrë ndaj tij.
“Sot u shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas 3 vitesh hetim false. Për kureshtjen tuaj kur më pyeten ky banon, ju përgjigja ‘rruga e shpresës’, u dridhen nga frika, u tmerruan.
Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar në vitin 2012. Kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve.
Isha i sigurt dhe i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar kriminal, në skapin e partisë që të më pyesnin kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia. Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin akti kushtetues të Edi Ramës, keq shfrytëzimin e segmenteve të krimit në Skapin e partisë për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit.
Unë isha sot në Skapin e partisë për të denoncuar aktin antikushtetues të liderit të opozitës në arrest shtëpie.
Unë shkova dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal dhe Edi Ramën, i cili urdhëroi ata të refuzojnë provat që shkrinin si djelli brymën piramidën e mashtrimit.
Denoncova vendimin e tyre për të mos lejuar Sali Berishën për të ushtruar mandatin e deputetit ditën që ka parlament”, tha Berisha.