Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pas daljes nga SPAK: Prokurorët ishin të terrorizuar. Po ecim të sigurt drejt fitores së  pashmangshme


Ish-kryeministri Berisha e quajti atmosferë mortore atë me të cilën ishte përballur gjatë dëshmisë në SPAK.

Ai tha pas daljes nga godina se prokurorët kishin qenë të hutuar gjatë dëshmisë së tij dhe se i ishin dukur të terrorizuar.

Berisha tha gjithashtu se garanton opozitën se po ecet drejt fitores së pashmangshme.

“Gjeta këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Gjeta aty një atmosferë mortore. shihnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çtë përgjigjem. Kur përmenda eksponentin kryesore të krimit të organizuar, Taulant Ballën, fytyrat e tyre u prishën komplet. Vendimi është marrë një muaj para se  Malltezi e familja Begeja të kishin paguar më shumë se 95% të atyre që u takonte si familje. Shikoni se ku i çom  statuti politik i Altin Dumanit këto prokurorë. I pyeta cili nga ju cili ka bashkëpunuar me McGonigal. Gjeta aty një grup të terrorizuar në një karrike bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë  në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie. Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson se çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje. Garantoj opozitën se po ecim drejt një fitoreje të pashmangshme.”