Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia pas dy orësh në SPAK, çfarë ndodhi brenda sipas Berishës


Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut  ku është marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me dosjen “Partizani”,  Berisha u shpreh në fjalën e tij, se opozita po shkon drejt fitores së sigurt, ndërsa kreu aktual i qeverisë Edi Rama, do të mbetet në galerat e historisë.

Ai ka treguar edhe disa  nga pyetjet të cilat i ishin drejtuar nga prokurorët, ndërsa evidentoi masat e larta të sigurisë dhe atmosferën e zymtë që mbizotëronte në tërësi.

Kujtojmë se prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar, ish- kryeministri ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.

Në mbështetje të tij para SPAK ishin edhe deputetë të opozitës.

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi pas daljes nga SPAK rreth pyetjeve që iu bënë nga prokurorët e SPAK, evidentoi masat e larta të sigurisë dhe atmosferën e zymtë që mbizotëronte në tërësi.

Ai u shpreh se mes të tjerash se u pyet në lidhje me letrat me vlerë.

Berisha u shpreh se si pasojë e ligjit të dekretua nga ai në 1995 kur ishte president i  vendit, dhëndri Jamarbër Malltezi, ka përfituar vetëm 64 euro.

“Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, ku në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. 

Letrat me vlerë, vendimi doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore, familja Begeja kishte 40 përqind, gjithsej kishin 5 përqind për të paguaj. Jamarbër Maltezi fitoi gjithsej 64 euro”, tha ai.

Më tej Berisha tha se sipas tij aktet e marra ndaj tij janë antiligjore dhe të turpshme.

“Dua t’i them qytetarëve, të gjitha ato që kam denoncuar, Edi Ramën dhe gripin e tij mercenar. Kam ardhur këtu të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar. Me shpifje dhe trillime. 

Nuk ka asgjë të vërtetë, por zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal. Ju deklarova aty; jam këtu për të shembur piramidën tuaj. Për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju vendosët. Masat që vendosët kundër Berishës.

Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antilogjore të turpshme, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend. 

Provat e paraqitura nga avokatët dhe Malltezi, ishin shkatërrimtare. Refuzuan prova që shembin piramidën e tyre të mashtrimit. Ekspertizën e ekspertëve të pavarur. Refuzuan dokumentet që faktojnë se vepruan mbi urdhrin politik të Ramës. Janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. 

Gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri tjetrin dhe nuk dinin ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën fytyrat u prishën direkt. Nuk ishin pyetje ata, ishin vetëdenigrim që i bënin vetes.”, tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pyetjet që i bënë sot oficerët e SPAK për çështjen Partizani, ishin idiote. Ai madje kërkoi ndihëm e avokatit të tij mbi ato që u pyet në SPAK.

“Ata kishin marrë një listë personash dhe thoshin; A i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë këto lista, nga zyrat e Ramës apo jo. Pyetje tjetër: çfarë ka bërë Abi Malltezi.”, tha Berisha.

Berisha: Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje idiote sa…

Ndërhyn avokati Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove

Berisha: A ke ti dijeni për aktin e kontrollit të atij gjenerali?! Ai akt është trillim.