Ish-kryeministri Berisha dha një deklaratë të shkurtër para hyrjes në SPAK ku është thirrur për të dëshmuar për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Para kapërcimit të derës ai tha se ndodhej aty për të dënoncuar kryeministri Rama e grupin e strukturuar kriminal në SPAK që është angazhuar për të luftuar kundër pluralizmit.
“Ju përfaqësuat shqiptarët, përfaqësuat pluralizmin, PD-në. Jam sot këtu për të dënoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtësë që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Fitore, fitore, fitore.” – tha Berisha.