Vendosni fjalën kyçe....

Meta emëron Blushin Drejtor të Kabinetit


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm Tedi Blushi edhe si Drejtor Kabineti.

Njoftimi është bërë nga zyra për shtyp e Partisë së Lirisë.

Blushi ka qenë më herët zëdhënës i Metës në kohës kur ai ishte President i Republikës.

Pasi Meta u zgjodh kryetar i Partisë së Lirisë, e emëroi Blushin si Sekretar të Përgjithshëm ndërsa nga sot do jetë edhe Drejtor Kabineti.