Éder Militão do të luajë edhe për një kohë të gjatë në fanellën e Real Madridit.
Futbollisti brazilian e ka nënshkruar sot kontratën e re me “Los Blancos”.
Qendërmbrojtësi jug-amerikan ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2028, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, gjiganti spanjoll e ka vendosur edhe klauzolën e shkëputjes së kontratës eventuale të 26 vjeçarit, e cila vlerësohet 1 miliard euro.
Braziliani i ishte bashkuar Realit në vitin 2019 nga Porto.
Militão është sot njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në futbollin evropian.