Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA/ Kishte planifikuar hyrjen spektakolare, kreu i kompanisë rrëzohet për vdekje


Pamjet nga një shfaqje e teknologjisë në Indi tregojnë një incident tragjik ku kreu i një kompanie ra për vdekje në tokë gjatë asaj që ishte projektuar të ishte një hyrje spektakolare për të rënë në sy.

Kreu i kompanisë “Vistex”, Sinjay Shah dhe presidenti i “Vistex”, Vishëanath Raju Datla u ngjitën në skenë për një festë të kompanisë në një kafaz hekuri të verdhë që qëndronte pezull 15 metra nga toka.

Teksa po prezantohej, videoja tregon kafazin duke u ulur mbi skenë. Papritmas pjesa e poshtë e kazafit u hap duke bërë që Shah të binte me kokë duke humbur jetën, ndërsa kolegu i tij mbetet në gjendje kritike, sipas New York Post.

Zyrtarët në vendin e ngjarjes fajësuan për fatkeqësinë vdekjeprurëse një tel të këputur që mbante kafazin, por një hetim është duke vijuar.

“Vistex” është një kompani me bazë në Illinois. Shah, i lindur fillimisht në Indi, u transferua në SHBA ku edhe kreu studimet. Ai themeloi “Vistex”, një kompani shërbimesh këshillimore, 10 vjet më vonë në 1999.

Sot, lista e klientëve të kompanisë përfshin kompani si GM, Yamaha dhe Coca-Cola, sipas NY Post.