Vendosni fjalën kyçe....

Serbia nuk pranon nenin për njohjet ndërkombëtare, BE merr letrën e Bërnabicit


Bashkimi Europian ka konfirmuar se ka pranuar një version përfundimtar të letrës së hartuar nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabic përmes së cilës kjo e fundit thekson se Serbia nuk ka për ta zbatuar nenin që detyron palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

Përmes letrës së Bërnabic, Serbia e njoftoi BE-në se do të marrë përsipër zbatimin e të gjithë marrëveshjeve. Kundërshtia kryesore është ndaj pikave të ujdisë, të cilat e shtrëngojnë Beogradin të mos e pengojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. “Në përgjithësi, ne nuk e komentojmë përmbajtjen e korrespondencës me BE-në.

Megjithatë, mund të konfirmojmë se na ka mbërritur një variant përfundimtar i letrës nga kryeministrja serbe. I kujtojmë palëve se marrëveshja me aneksin e saj të zbatimit është bërë ligjërisht e detyrueshme përmes deklaratës me shkrim të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, të datës 18 mars 2023. Ky ka qenë qëndrimi konsistent i BE-së, i cili gjithashtu është komunikuar publikisht në disa raste”, deklaroi zëdhënësi i bllokut, Petër Stano për mediat në Kosovë.