Vendosni fjalën kyçe....

Shfrytëzonte për prostitucion të renë, arrestohet 37-vjeçarja në Fier


Një 37-vjeçare në Fier ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen Flurime Avdulaj, ndërsa janë proceduar penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit.

Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja Flurime Avdulaj. Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast. Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.