Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi pas përfundimit të mbledhjes: Mos u tallni por vendosni në axhendë atë që është problematike


Pas përfundimit të mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi ka folur për gazetarët, duke u ndalur te rezoluta e PE-së.

Ndërkohë sa i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore i cili pritet të mblidhet ditën e premte, ai tha se  konsideroi këtë si një farsë nga ata që sipas tij bllokuan komisionin për 22 muaj me radhë.

“Duke mbajtur në konsideratë misionin e OSBE, ku theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe priritetet që përfshijnë, eliminimin e shitblerjes së votes, intimidimin e administratës dhe votuesve. Theksohet nevoja për një gjithëpërfshirje dhe një përfaqësim të vërtetë të opozitës.

Tradita është që opozita dhe mazhoranca nuk duhet të kenë vetëm numër të barabartë por vullneti i njërës palë nuk duhet t’i vendoset një pale tjetër.

Kjo është edhe kërkesa e deputetëve të opozitës. Vijimi i farcës duke ripërsëritur korporatat e 2020, të një reforme të njëanshme zgjedhore që është paralajmëruar për të premten, nuk është gje tjetër veçse një fasade e atyre që për 22 muaj e bllokuan dhe i mundësuan Edi Rames zgjedhjet e 14 majit, që OSBE/ODHIR, i ka cilësuar si dhunim flagrant i zgjedhjeve në Shqipëri.

Mos u tallni është thelbi i deklaratës, por vendosni në axhendë atë që është problematike”, u shpreh Bardhi.