Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon lirinë, nis seanca në Gjykatë


Gjykata po shqyrton kërkesën e ish-kryeministrit Berisha për heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”.

Gjykata e la Berishën në arrest shtëpie më 30 dhjetor 2023 duke pranuar kërkesën e SPAK-ut që po e heton atë dhe dhëndrin e tij për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha dëshmoi dje për rreth dy orë para prokurorëve të çështjes Kraja e Millonai.

Berisha tha pas daljes nga SPAK se i kishte parë të terrorizuar prokurorët dhe se u kishte bërë më shumë pyetje se iu bënë.

Ai tha se ata veprojnë me urdhër të Edi Ramë duke i quajtur pjesë të grupit të strukturuar kriminal.