Vendosni fjalën kyçe....

Blend Çobani emërohet Inspektor i Përgjithshëm i SHISH-it, lirohet nga detyra Suela Bedeni


Shërbimi Informativ i Shtetit ka liruar nga detyra Suela Bedenin me funksion inspektore e Përgjithshme në këtë institucion.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, vend të saj është emëruar Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

 

Vendimi

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT    TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë  28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

  1. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.