Adis Dazdareviç, një zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar i partisë serbe BOSS në zgjedhjet lokale në Novi Pazar, u arrestua sot nën dyshimin se ishte pjesë e një rrjeti inteligjent të organizuar nga një person me iniciale D.R në territorin e Serbisë dhe për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë, raportojnë mediat.
Të dhënat e mbledhura nga Dazdarević i janë dorëzuar shtetasit D.R, që më pas ia ka përcjellë shërbimeve inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, nga të cilat sipas mediave thuhet se ka marrë kompensim monetar.
Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviqi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit të çështjes.