Vendosni fjalën kyçe....

Eduard Shalsi konfirmon se qeveria po krijon mekanizma për të kontrolluar SPAK-un


Mazhoranca me në krye Edi Ramën nuk e ka fshehur dëshirën për të ushtruar më shumë kontroll ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera të pavarura. Shalsi i pyetur në A2 CNN nëse ky grup punë do të prodhojë edhe propozimin për krijimin e një komision ad hoc për të kontrolluar organet e drejtësisë, ai nuk e përjashton si alternativë.

Eduard Shalsi do të jetë në krye të grupit të punës së PS në Parlament për të skanuar punën e Parlamentit, jo vetëm sa i përket burimeve njerëzore por edhe të funksionimit të strukturës në këtë institucion. Kjo strukturë e socialistëve do të ketë në përbërje të gjithë kryetarët e Komisioneve Parlamentare, shpjegon Shalsi, me qëllim përmirësimin e jetës parlamentare në kuadër të integrimit.

“Për të ngritur Kuvendin në lartësinë e funksioneve që Kushtetuta i njeh por edhe për shkak të volumit të madh të punës apo edhe monitorimit të punës së qeverisë, të institucioneve të pavarura, lind si domosdoshmëri që të rishikohet edhe njëherë mënyra se si është organizuar Kuvendi, burimet njerëzore.

Nuk mund të ezauroj çdo lloj pyetje legjitime, nuk mund ta themi tani nëse kemi modelin A, mund të jetë një opsion B, kjo strukturë nuk është efikase do të duhet të shtohet diçka, do të duhet të rimodelohet diçka, të përshtatet diçka tjetër në mënyrë të bëhet puna sa më efektive.

Bëhet fjalë për një grup informal i cili po drafton një qasje të mënyrës se si ne mendojmë të reformojmë punën e Parlamentit. Ne jemi shumë të hapur që të ftojmë jo opozitën që është pjesë e pashmangshme e jetës parlamentare por edhe institucione të tjera qoftë nga shoqëria civile”, u shpreh ai.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e A2 CNN