Vendosni fjalën kyçe....

“Gërdeci”/ Mbahet sot seanca gjyqësore për ish-ministrin Mediu


Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë do të vijojë marrja në pyetje e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë.

Siç shihet nga pamjet, Mediu shoqërohet nga avokati i tij, ndërsa pas pak pritet të nisë seanca.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.