Gjashtë persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël udhëtarësh që transportonte punëtorë në një minierë të Rio Tinto në veriun e akullt të Kanadasë u rrëzua të martën pak pasi u ngrit.
Gjiganti australian i minierave tha se një aeroplan i nisur për në minierën e tij Diavik “që po transportonte një numër punëtorësh” u rrëzua.
Sipas një burimi të aviacionit, i cili kërkoi të mos përmendet pasi ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat, një person mbijetoi.
Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Shpëtimit në Trenton, Ontario tha se kontakti me aeroplanin u humb menjëherë pasi ai u ngrit rreth orës 8:50 të mëngjesit me orën lokale nga Fort Smith, i cili është 320 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit rajonal Yellowknife.
Kanadezët Rangers me makina dëbore gjetën rrënojat e avionit, ndërsa teknikët e kërkim-shpëtimit dolën me parashutë në vendngjarje.
Northëestern Air, e cila drejtonte aeroplanin binjak turboprop Jetstream, tha se fluturimi çarter u rrëzua 1.1 kilometra nga fundi i pistës.
Të gjitha fluturimet nga Fort Smith janë pezulluar deri të mërkurën.
Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë vendosi një ekip për të hetuar aksidentin.