Vendosni fjalën kyçe....

I’u refuzua leja për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, mbahet sot seanca për Fredi Belerin


Ditën e sotme po mbahet seancë për Fredi Belerin në lidhje me Fredi shqyrtimin e ankimit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Seanca e kaluar në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.