Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, teksa një makinë ka përplasur një të mitur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” teksa makina ka përplasur një djalë 14-vjeçar.
Raportohet se ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.