Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Blendi Gonxhja i jep detyrën kreut të ri të DPSHTRR, Ilir Mengrës 


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni, Blendi Gonxhja i ka dhënë stafetën Ilir Mengrës në krye të DPSHTRR.

Gjithashtu ka ndarë foto nga takimi me stafin e DPSHTRR, Gonxhja i uron suksese në këtë detyrë Mengrës për të çuar përpara projektet e nisura, ku thotë se DPSHTRR tashmë do ketë mbështetjen e tij si ministër.

Image

Suksese po ashtu i ka uruar edhe Afrim Toles, si Drejtori i ri i DRSHTRR Tiranë.

“Punë të mbarë Ilir Mengra si Drejtori i ri i Përgjithshëm i DPSHTRR-së! Kënaqësi që Kryeministri, Zv/Kryeministrja & MIE besuan vazhdimësinë dhe eksperiencën pozitive!

Gjithashtu punë të mbarë Afrim Tole, si Drejtori i ri i DRSHTRR Tiranë!

Suksese DPSHTRR! JENI MË TË MIRËT!”, shkruan Goxhaj në rrjetin social X.

Image