Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, deputetja e PD-së kërkon projektin përfundimtar: Banorët e Krujës kanë paralajmëruar bllokim të punimeve


Deputetja demokrate Merita Bakiu, përmes një postimi në Facebook, shprehet se ka kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ministria e Transporteve, Kryeministri Rama dhe firma e  cila po kryen punimet, transparencë të projektit për rrugën Thumanë-Kashar por thotë se s’ka marrë ansjë përgjigje.

Bakiu shkruan se banorët e Krujës janë të shqetësuar dhe se kanë paralajmëruar për bllokim të punimeve.

Postimi i Bakiut:

Detyra ime është te jem zëri i problemeve dhe shqetësimeve te atyre njrëzve që më  kanë votëbesuar.

Të shqetesuar nga projekti  i rruges Thumane-Kashar, banorët e Krujës  do te vazhdojnë protestat. Paralajmërojnë qeverinë për bllokim të punimeve

Si deputete e zones dhe Partia Demokratike Kruje jemi në mbështetje të këtyre njerëzve.

Ne   kemi kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ministria e Transporteve, Kryeministri Rama dhe firma e  cila po kryen punimet, transparencë të projektit .Nuk kemi marrë akoma asnjë përgjigje.

Do jemi aty deri në plotësimin e kërkesës së banorëve.