Deputeti i Partisë Demokratike është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.
“Në çdo mbledhje diskutojmë agjendën jave të Kuvendit dhe aksionit tonë opozitar. Çështja e bashkimit të grupit është cështje e mbyllur.
Aksioni ka nisur në bazë. Shqiptarët kanë një parlament real, që është në rrugën e Shpresës.
Deputetët e sot kishin kryefjalë përshkallëzimin e protestës dhe diversifikimin e aksionit .
E gjithë strategjia e deputeteve të PD, ishte se si të gjejmë forma për ta diversifikuar dhe ashpërsuar aksionin politik në bazë. Asnjë zë nuk është kundër”, tha Noka ndër të tjera.