Vendosni fjalën kyçe....

Po hynte në gjykatë për gjyqin ndaj Fredi Belerit, Vangjel Dule qëllohet me vezë (Video)


Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule është qëlluar me vezë teksa po futej në Gjykatën e Posaçme.

Ai po shkonte për të marrë pjesë në gjyqin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

“Po mbron Radoiçiçin. Ashtu do ikni. A e pe si ikën këlyshat e Serbisë.” – dëgjohet të thotë një qytetar teksa Dule kapërcey portën e jashtme e u fut brenda gjykatës.

Seanca e sotme ndaj Belerit ka të bëjë me kërkesën e tij për t’u betuar. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën e berjes së votave.

Ai i ka mohuar me forcë akuzat ndërsa ka kërkuar në disa raste të lirohet nga burgu për  t’u betuar ose të lejohet të betohet brenda burgut, kërkesa që janë hedhur poshtë nga gjykata.

Arrestimi i tij ka çuar në një përlasje të ashpër mes Tiranës e Athinës zyrtare.

Kryeministri grek Mitsotakis e ka ngritur çështjen e Fredi Belerit në të gjitha takimet me Ramën ndërsa eurodeputetët grekë e kanë ngritur atë në Parlamentin Evropian.

Ndërkohë kryeministri Rama ka hedhur poshtë të gjitha pretendime e palës greke duke thënë se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë dhe duke i kërkuar Athinës të bëjë të njëjtën gjë.