Vendosni fjalën kyçe....

“Pse Rithemelimi nuk pati përfaqësi në Bruksel” – Vokshi i kërkon llogari Bardhit


Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar i ka kërkuar llogari kreu të grupit Gazment Bardhi se pse Rithemelimit nuk ka përfaqësi në delegacionin parlamentar shqiptar në Parlamentin Evropian.

Bardhi iu përgjigj se ky grupim ka deputeten Ina Zhupa, por ajo mungoi për arsye objektive, raporton gazetari Osman Stafa për News 24.

Pjesë nga diskutimet:

Albana Vokshi: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (i referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asoçimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?

Gazment Bardhi: Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objekitve. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.