Ndrec Kola nga Lezha ka denoncuar sot një rast dhune, ku një bashkëfshatar së bashku me të birin e kanë goditur dhe i kanë prerë gishtin. Ai i bëri apel shteti të merret me rastin ose ndryshe do ta zgjidhë vetë.
I moshuari i cili ka marre fraktura në kokë dhe krah, tregon ngjarjen duke i kërkuar policisë që të veprojë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të saj.
“Me bashkëfshatarin kemi disa vite që kemi hatërmbetje. më hyri në tokë të babait, tek vëllai.Futi dhitë në vendin e babit, i kërkova t’i largonte por më tha që ishte toka e vëllait jo e imja.
Kapi lopatën dhe më goditi. U përleshëm tek për tek.Mori djalin e vet në telefon dhe më dolën para të dy.
Djali më shau. Unë e kapa prej fyti dhe ai ma futi me lopatë dhe me preu gishtin.Ka ardhur policia pasi kam bërë denoncim.
Në urgjencë nuk më shërben askush.
Dua të mjekohem dhe të marr një dokument që jam dëmtuar.
Shteti të marrë masa, Ose unë ose ata.
Nëse shteti nuk merret me ta do merrem unë”, tha ai.