Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën nga ajo që përshkruhej si një “tsunami zjarri” kur një kamion gazi të lëngshëm shpërtheu papritur në kryeqytetin e Mongolisë.
Pamja dramatike të çisternës të përfshirë nga flakët publikoheshin në mediat lokale, ndërsa njerëz shiheshin që largoheshin me shpejtësi dhe makinat ndryshonin drejtim për t’i shpëtuar zjarrit masiv.
Raprtimet thonin se të tjera shpërthime u shkaktuan në afërsi të vendngjarjes, teksa zjarrfikës të shumtë u përfshinë në përpjekjet e shuarjes së flakëve.
Zëdhënësi i emergjencave G. Ariunbuyan tha: “Gjashtë njerëz u vranë, 14 të tjerë u plagosën, mes të cilëve 3 fëmijë e 11 të rritur”. Zyrtarët shtonin se tre nga viktimat ishin punonjës të zjarrfikësve të Bayazurkh, teksa ofronin ngushëllime për familjarët e të prekurve.
Shpërthimi besohet se u shkaktua nga një aksident në rreth-rrotullimin e kryeqytetit, por shkaqet e sakta janë ende nën hetim nga autoritetet.