Vendosni fjalën kyçe....

Teuta mund Skënderbeun dhe Vllaznia-Flamurtarin, kalojnë në çerekfinale të Kupës


Janë mbyllur dy sfidat e Kupës së Shqipërisë ku Teuta luajti përballë Skënderbeut dhe Vllaznia kundër Flamurtarit.

Në Durrës, Teuta fitoi 2-0 kundër Skënderbeut me gola të Dacit dhe Arifit në pjesën e dytë. Korçarët për më shumë se 50 minuta luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të portierit Marco Alia.

Në sfidën e “Loro Boriçit”, Vllaznia fitoi 4-0 kundër Flamurtarit. Balaj, Mala, Alivoda dhe Boshnjaku realizuan për ekipin e Qatip Osmanit. Për të mësuar rivalët në fazën çerekfinale do hidhet një short nga FSHF-ja.

Skuadrat që do luajnë në çerekfinale, Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia